Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rindërtimi i vrasjës së Pjerin Xhuvanit, eksperti: Nuk është pasqyruar 100% ngjarja, është qëlluar nga një distancë e afërt

Shkruar nga Newsbomb
Rindërtimi i vrasjës së Pjerin Xhuvanit, eksperti: Nuk
Arber Paplekaj ne sallen e gjyqit

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2023.

I pranishëm në këtë seancë është edhe Paplekaj, si dhe dy-ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivë të forcave Shqiponja.

Gjykata është njohur me aktin e ekspertimi dhe ka konstatura se ekspertet kanë vendosur në fund se nuk kanë pasur kohë për të analizuar pamjet filmike. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar më tepër kohë për të dalë në konkluzione më të sakta. 

Sipas ekspertit Artan Rexhepi  kjo ngjarje ka probleme dhe nuk është pasqyruar 100%. Ai ka shtuar se është qëlluar nga një distancë e afërt.

"Ajo ngjarje ka probleme, nuk është pasqyruar 100 % realiteti, distanca nga është qëlluar ka qenë shumë me e afërt! Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua qitësit nuk janë aty ku dalin, referuar vendit të ngjarjes me atë çfarë duket në pamje filmike", ka thënë Rexhepi.

Pjesë nga diskutimet në seancë, mes ekspertëve dhe Gjykatësit:

Hako: Unë nuk kanë mundësi që të thellohem! Me shumë përsa u përket pamjeve filmike nuk e di, nëse kolegët mund të kenë diçka tjetër unë nuk mund të dal në një konkluzion kaq sa kam shkruar mundem.

Gjykata: Ju nuk keni përcaktuar ku ndodhej efektivja e policisë, gjykata thekson se nuk janë shqyrtuar pamjet filmike siç duhet, në pamje dallohen se një punonjëse policisë lëviz në këmbë dhe duket duke çaluar.

Rexhepi: Kqyrja e vendit të ngjarjes me mekanizmin nuk shkojë nuk përputhje. Sa i takon videos unë e kam një program qe mund të nxirrja të dhëna por nuk kishim edhe kohë, për mendimin tim policia nuk është me larg se 1 metër e ca nga vendi ku ka ndodhur përleshja, edhe gëzhojat nuk përcaktojnë realitetin e duhur, autori bën 4-5 hapa mbrapa dhe duket qarte se turma është e armatosur nuk përcaktohet qarte ende te gjitha. Kërkuam një muaj e gjysmë kohë.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.

Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni. Nga akteksertimin që është bërë gjykata kërkon që të saktësohet se kush ka qëlluar i pari

Rexhepi: Ajo ngjarje ka probleme, nuk është pasqyruar 100 % realiteti, distanca nga është qëlluar ka qenë shumë me e afërt! Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua qitësit nuk janë aty ku dalin, referuar vendit të ngjarjes me atë çfarë duket në pamje filmike.

Budo: Ne mund të bëjmë një shtojcë në aktekseperitm. Unë skam bërë ekspertim me pamje filmike, sepse pamjet s’më tregojnë distancën. Ndërsa pamjet filmike nuk ma japin nje gjë të tillë.

Në seancën e kaluar në Gjykatën e Apelit u vendos që të rindërtohet nga e para skena e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ky vendim nga Apeli erdhi pasi më 4 Mars, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Kështu u vendos dhe rihapja pjesërisht e procesit. Paplekaj bëri kërkesën për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik pasi kërkoi të ndryshohet akuza në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Trupa gjykuese urdhëroi që Arjan Hako, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, të rindërtonin skenën e krimit.

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës. I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese