Nga Ilir Xhafaj
Është herët të flasin për të ardhmen, rrugën që do të ndjekin pas kësaj ngjarje, por çmimi i parë i ka motivuar dhe u ka dhënë guxim për t’u përballur me çdo sfidë. Ata janë super grupi që fituan Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, duke bërë që emrin e qytetit të tyre të vogël ta dëgjonte gjithë Shqipëria.
Klevis Musa, Kejsi Shehi, Ajra Bexhdili, Najla Vrapi dhe Kejsi Teliti janë nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë, të cilët garuan mes 11 mijë shokëve dhe shoqeve nga 900 shkolla të vendit, për të triumfuar si më të mirët e Republikës.
Me siguri gjatë këtyre ditëve i keni dëgjuar shpesh emrat e këtyre 5 nxënësve, edhe i keni parë në çdo postim krenarie në rrjetet sociale, ndaj ne në Revistën Neësbomb.al kemi vendosur që t’u dedikojmë atyre një hapësirë të veçantë për këtë histori suksesi.
Një artikull i shtrirë në të gjitha skajet e fitores së tyre, me rrëfime të protagonistëve; Klevisit, Kejsi Shehit, Ajras, Najlës dhe Kejsi Telitit; zy- shës Matilda Bardhi që i mëson prej vitesh dhe i shoqëroi në çdo hap të konkursit; drejtoreshës së shkollës që është përpjekur që “Rilindja” të jetë përfaqësuese e denjë e vlerave të qytetit të Kavajës; dhe Enver Biturkut, drejtorit të Zyrës Arsimore që ka nisur një proces transformues me në fokus nxënësit!
Deri pak kohë më parë ka qenë si një shpirt i pastrehë, zhytur në mjerimin e zhargoneve, bastarduar me fjalët në gjuhë të huaj që po mbushnin komunikimet e jetës së përditshme, e pse jo, duke prekur pikën e vdekjes. Kjo është GJUHA SHQIPE, për të cilën kanë shkruar njerëz të mëdhenj të kombit, nga Ndre Mjeda, Naim Frashëri e Gjergj Fishta, e deri tek shkrimtari që e jetojmë dhe takojmë dhe sot, Ismail Kadare.
E vuajtur sirtareve të ndryshkur, tastierave të kompjuterave e telefonave apo rrjeteve sociale, ka filluar të Rilindë, nga të rinj të talentuar e mësues të përkushtuar. Ishte një histori ndryshe kjo e shkollës “Rilindja” në Kavajë. Të talentuar, kërkues e triumfues, arritën atë që në krye të herës e kishin menduar si të vështirë, por jo të pamundur: vendin e parë dhe podin e më të mirëve në Shqipëri. Nuk i bindte etja për të qenë të barabartë me të tjerët. Ishin të uritur për të qenë më të mirët, të parët. Si baballarët e tyre në vitet ’90 që ishin të parët në triumfin ndaj komunizmit me demonstratat e para për shembjen e diktaturës.
Pesha që mbanin në supe pesë nxënësit e Rilindjes ishte e madhe. Madje sa më shumë kalonin ditët dhe sa më shumë faza të konkurrimit kalonin, aq më shumë u rritej dhe përgjegjësia. Klevisi, Kejsi, Ajra,Najla dhe Kejsi kur mbërritën në fund, ia dolën të ishin më të mirët. Duhen lëvduar këta të rinj të shkollave 9-vjeçare, dhe jo vetëm fituesit e këtij konkurrsi. Por të gjithë
nxënësit e 900 shkollave të vendit, sepse arritën të bëjnë një shërbim të dobishëm në pak kohë, disa javë, të zhvillimit të konkursit të gjuhës shqipe. Kanë marrë përsipër me guxim një rrugë që është e vështirë: për të ujitur një lule që kishte ulur kokën. Dhe ia dolën ta risjellin në jetë. Eshtë ndër iniciativat më të bukura të Ministrisë së Arsimit që duhet të duartrokitet fort.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 33-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!