Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, ende dimri nuk është larguar plotësisht. Pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, moti mori një kthesë dhe u rikthyen reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, duke shënuar ulje të ndjeshme të temperaturave.
Pamje të dëborës mbi lulet e pranverës na vijnë nga Boga, Vermoshi dhe zona e Thethit, ku dëbora i ka dhënë një tjetër peizazh kësaj zone.
Dëbora ka arritur në 25 centimetra në rrugë, gjë që ka bërë që borëpastrueset të punojnë për hapjen e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll