Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës, këshillohet përdorimi i gomave dimërore

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e
debora

Reshjet e dëborës janë rikthyer mbrëmjen e djeshme në zonat malore në qarkun e Shkodrës. Mësohet se në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas ARRSH-së, nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve, por këshillohet që automjetet të pajisen me goma dimërore.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë

Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi kryhet pa probleme

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese