Selia diplomatike e "Rrugës së Elbasanit" ka ndarë sot një mesazh për rihapjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë në të njëjtën ditë, më 1 Tetor të vitit 1991. Kur regjimi komunist u vendos në Shqipëri, selitë diplomatike u mbyllën dhe ajo amerikane po ashtu.
Ambasada e SHBA kujton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991 dhe ngritjen e flamurit amerikan në rihapjen e selisë diplomatike më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i Ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri.
"Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nën regjimin komunist.
Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.
Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i Ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri", thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.