Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rigjallërimi i industrisë ushtarake, ndërmerren hapat e parë drejt realizimit

Shkruar nga Newsbomb
Rigjallërimi i industrisë ushtarake, ndërmerren hapat e parë
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur në konsultim publik projektligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Kompania shtetërore me emrin Kayo do të jetë përgjegjëse për investimet e reja në uzinat e armatimeve dhe ringritjen e industrisë ushtarake.

Qeveria duket se e ka kthyer në sektor prioritar Mbrojtjen ndikuar edhe nga situata gjeopolitike në rajon dhe botë. Më herët është miratuar me një strategji kombëtare për të financuar qeverinë shqiptare që të plotësojë kërkesën e NATO-s për të investuar 2% të PBB-së deri në 2030-tën për ringjalljen e ushtrisë shqiptare.

Për të realizuar projektin, është menduar që të rijetëzohen dy Kombinatet Mekanike në Poliçan, të cilët do të shërbejnë për prodhimin e municioneve, qendra e Gramshit do të përdoret për prodhimin e armëve si dhe në Mjekës do të jetë uzina për lëndët plasëse.

Projektligji i Ministrisë parashikon që shoqëria shtetërore mund të jetë edhe në bashkëpunim me privatët nëpërmjet formës së koncesionit për të financuar projektet e subjekteve për qëllime të veçanta.

Sipas qeverisë, kjo industri ka premisa që të kthehet në fitimprurëse për ekonominë shqiptare, duke ditur se ka edhe një kërkesë të madhe globale për armë dhe municione.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese