Hapësire reklamuese

Aktualitet

Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Dropull, flakët përhapen në Muzinë, Pecë dhe Kakodhiq

Shkruar nga Newsbomb
Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Dropull, flakët
Pamje nga zjarret në Dropull

Vatrat e zjarrit të djeshëm që ra në disa zona të Dropullit është riaktivizuar sërish gjatë ditës së sotme. Burime për media bëjnë me dije, se zjarri po vijon ende në majën e malit të Muzinës, në Pecë dhe në fshatin Kakodhiq.

Kujtojmë se zjarret në zonën e Dropullit vijojnë prej dy ditësh, ndërsa u mobilizuan për shuarjen e flakëve shërbimet zjarrfikëse të disa qyteteve si, Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Gjithashtu, në ndihmë të forcave zjarrfikëse shkuan edhe forcat e armatosura, të cilët ndërhynë edhe nga ajri nëpërmjet helikopterëve, pasi terreni i thepisur po ngadalësonte punën e forcave për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në këto zona kanë shkuar edhe dy avionë nga forcat e Greqisë, ndërsa u duk se situata alarmante u vendos nën kontroll.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar sërish mëgjesin e sotëm pasi raportohet se disa vatra zjarri në këto zona janv riaktivizuar sërish, duke shtuar edhe më shumë frikën për përhapje masive të flakëve.

Kujtojmë se zjarri i këtyre dy ditëve ka shkaktuar dëme të mëdha në bimësi, pyje dhe kullota, ndërsa mbrëmjen e djeshme u raportua se ishin lënduar edhe dy punonjës të forcave zjarrfikëse gjatë luftës së tyre me flakët.

Ato u dërguan në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa mësohe se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është stabile.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese