Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Rezoluta anti-korrupsion është manovër e Ramës”, Fevziu: Inceneratori dhe korrupsioni në Bashki, njollë për qeverinë

Shkruar nga Newsbomb
“Rezoluta anti-korrupsion është manovër e
Moderatori Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka folur në lidhje me rezolutën anti-korrupsion të propozuar në Kuvend që sot u votua në Kuvend.

Sipas Fevziut, ky është një truk që kryeministri Edi Rama po përdor për të kuruar pikën e dobët që ka qeveria, ajo që është korrupzioni.

Ndër të tjera ai tha se ky komision që do të ngrihet nuk ndikon dhe as ndërron rrjedhën e Prokurorisë së Posaçme.

"Rezoluta nuk më la asnjë lloj ndjesie. Ky komision as nuk ndikon dot dhe as ndërron dot rrjedhën e gjërave. SPAK nuk është i varur në ganxhën e mazhorancës, por të ndërkombëtarëve që kanë qenë edhe garantues të SPAK. Shumë prej këtyre arrestimeve nuk do të kishin ndodhur ndryshe.

Mendoj se është diçka e tillë, Rama funksionon me sondazhe dhe fokus grupe. Korrupsioni dhe njollosja e mazhorancës për korrupsionit, inceneratorit dhe Bashkia, i ka dhënë njollë të madhe. E vetmja mënyrë që Rama të hyjë me një lloj shpëlarje në zgjedhje, është të flasë sa më shumë për anti-korrupsionin edhe pse në thelb nuk do të ndryshojë asgjë. Rezoluta, tenton t’i japë përshtypjen publikut që Rama po bën ç’është e mundur që po lufton korrupsionin.

Nuk mendoj se ka çfarë i bëjnë SPAK, sepse është i paprekshëm. SPAK nuk është ndeshje futbolli, që ke futur dhjetë futbollistë këtej dhe tani do fusësh dhjetë nga krahu tjetër. SPAK punon mbi bazën e letrave. Kur Berisha pati një problem me akuzat për korrupsionin, doli dhe bëri një spot, tha e di që ka korrupsion, unë jam Sali Berisha, ky është numri im i telefonit, denonconi korrupsionin. Pra nuk është se nuk funksionon si strategji", tha Fevziu ndër të tjera në “Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese