Revista Newsbomb.al vjen me numrin e tridhjeteshtatë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.
Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:
102 KONTERJNERËT, NGARKESA E ERRËT E MASKUAR NËN HIJEN E PORTIT! Shumica e shqiptarëve ishin pushim në mes të gushtit kur agjencia Bloomberg shkroi e para mbi dyshimet se dy anije me qindra kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt Tajlandës. Kodi me flamur të kuq i ngrit lart ndërsa nuk dihej asgjë: Çfarë kishte brenda kontenierëve? Kush ishte kompania që i kishte prodhuar dhe si ishte e mundur të trafikoheshin jashtë vendit, pa dijeninë e dhjetëra institucioneve që monitorojnë Portin e Durrësit? Autoritetet zyrtare drejtuan gishtin drejt fabrikës Kurum ndërkohë që kompania me pronësi turke, ngriti “supet”. Madje për t’u hakmarrë për “njollosjen” e emrit arriti të mbyllë edhe një fabrikë, duke çuar në grevë punëtorët që mbetën pa rrogë.
BJESHKËT QË MARROSËN TURISTËT: NGA MË E BUKURA ZOJ, TEK XHUBLETA! Në veriperëndim të Shqipërisë, përgjatë kufirit me Malin e Zi qëndron stoike si një “zoj”, Malësia e Madhe. Në këtë rajon, malet e larta janë vendosur krah për krah si roje të përjetshme, e majat e tyre duket sikur arrijnë të prekin qiellin. Malësia e Madhe është një vend ku natyra është e pashkelur, e papërlyer dhe e pastër, një vend ku mund të shijoni bukuritë e virgjëra dhe të gjeni strehëzën perfekte nga zhurmat e botës moderne. Fshatrat e saj, me rrugicat e tyre të ngushta, shtëpitë me gurë të ndërtuara nga duart e të parëve e të përshtatura tanimë me kohën nga bijtë e tyre, gatimet tradicionale, zakonet e virtytet e vendasve, janë dëshmi e gjallë e të kaluarës dhe traditave që po trashëgohen brez pas brezi.
MEGASKANDALI XARRË, FLAMURI GREK QË VALËVITET PREJ FALSIFIKIMIT! Sa herë që marrëdhëniet shqiptaro-greke marrin ngjyra të theksuara nacionaliste, këtej dhe matanë kufirit fillojnë debatet; mediat nuk rreshtin se numëruari “skandalet” e politikanët si për të përfituar më së miri nga situata i hedhin benzinë zjarrit. Janë të paktë ata që nuk përfshihen, e akoma më të paktë indiferentët e këtyre tezave. Fakt është se të vërtetat duhen thënë e duhen studiuar, edhe kur ato tentojnë të manipulohen në mënyrën e tyre më të keqe, sic është censusi i vitit 2011, ku për interesa okulte edhe të shqiptarëve që “për një copë bukë” blihen me kollajllëk, të dhënat dolën të deformuara. Në këtë realitet të trishtë, mirë është që studiuesit të nxjerrin në pah dokumentet.
SHQIPËRIA 49' NËN LUPËN E CIA-S: SI T'I NDIHMOJMË GRUPET E REZISTENCËS! Një vend i vogël me reliev malor shtrihej përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit. Natyra i kishte falur gjithçka të bukur dhe të mrekullueshme, saqë ndërkombëtarët e shihnin gjithmonë me zili, ku e ku të shtrinin duart për ta përvetësuar. Shqipëria, ka qenë dhe mbetet gjithmonë në qendër të interesave strategjike të Fuqive të Mëdha. Pas luftës së Dytë Botërore, shteti ynë u gjend e kapur mes interesave të Greqisë, Italisë, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Historianët e kohës tregojnë versione të ndryshme për vendin tonë të asaj periudhe, megjithatë revista Neësbomb.al do të sjellë për lexuesit një raport të CIA-s të përpiluar në qershor të vitit 1949, ku tregon situatën e asaj kohe në vendin tonë.
PLAKU GJERMAN I HUMBUR NË VELIERËN E KARPENIT! Një natë pa hënë në bregdetin e harruar të Karpenit, ku zhurma e dallgëve ishte e vetmja muzikë që prishte qetësinë e një nate të fillim shtatorit, një velierë e bardhë si fantazmë lundronte drejt bregut. Asnjë dritë. Asnjë tingull nga brenda. Një siluetë e heshtur që dukej sikur mbante një sekret në çdo cep të saj. E frikshme! Njëkohësisht të joshte për të mësuar sa më parë se ç’përmbante në arteriet e veta. Veliera dukej sikur kërkonte një liman, por jo për të pushuar shtatin e saj. Ky ishte një shtrat në errësirën e natës, një “vend-pushimi” ku gjërat përfundonin në heshtje. Policia e kufirit kishte vërejtur se diçka nuk shkonte teksa ajo po lundronte pa kontroll.
QEJFI NË TIRANËN E VITEVE '30, NGA KABARETË TEK SHTËPITË PUBLIKE! Tirana e viteve ’30 paraqitet përmes shtypit të kohës si një qytet ku jetesa shijohej edhe nën një atmosferë të veçantë. Gazetat kryesore të atëhershme publikonin një larmi artikujsh për jetën e qytetit, nga paraditet e ngarkuara me kafe dhe raki nëpër kafene, deri tek mbrëmjes e pasdites me shah dhe tavlla që shoqëronin orët e mërzitshme deri në mbrëmje. Ishin vitet kur kultura perëndimore filloi të ndikojë në jetën publike të Tiranës, duke sjellë disa hapësira argëtuese që për disa ishin vende të shfrenimit të pashembullt, e për të tjerë një “mollë e ndaluar” që shihej me sy të keq; ishin vitet kur filluan kabaretë, me muzikë e vajza që shërbenin për të dehurit që kërkonin prej tyre çdo lloj shërbimi.
SILVANA BRAÇE, EKONOMISTJA QË PUSHTOI SKENËN E FESTIVALEVE! Në një vend si i yni, ku bota e spektaklit ka kaluar përmes shumë transformimeve, Silvana Braçe ka mbetur një figurë e dashur dhe e paharrueshme për publikun shqiptar. Një zonjë që përmes dritave të kamerës, duket se ka përçuar një pjesë të shpirtit dhe çiltërsisë së saj të veçantë. Me një karrierë që përfshin dekada të tëra, ajo mbetet një simbol i elegancës dhe ngrohtësisë, një grua që ka arritur të ruajë një lidhje të fortë dhe autentike me publikun e saj. Në këtë intervistë për Neësbomb.al, Silvana na flet për udhëtimin e saj të gjatë në botën e spektaklit, sfidat që ka hasur dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për skenën dhe ekranin. Ajo na tregon se si ka arritur të mbajë gjallë pasionin për artin, ndërsa ndan me ne reflektime mbi jetën, familjen, dhe dashurinë e saj për publikun.
MUZIKA SI ILAÇ PËR SHPIRTIN DHE NOSTALGJIA E PARA '90! Muzika dje, sot e mot. Rrëfimi i Rajmonda Kondi Reçit, muzikantes së talentuar që i shkëlqejnë sytë kur i përmend koncertet. Kush ishin artistët që vinin në Shqipërinë e izoluar dhe çfarë ndodh me muzikën sot? Si dëgjohej muzikë para viteve ’90? Mes emocioneve, ngurrimit, frikës e pasigurisë këngëtarë të huaj vinin edhe atëherë. Por u kontrollohej repertori që duhet të ishte me mesazhe universale dashurie. Bëhej gjithçka e mundur që këngëtarët kur të iknin nga Shqipëria të flinin mirë për vendin tonë. Sot gjithçka ka ndryshuar. Publiku kërcen nën ritmet e muzikës së gjithfarëllojshme, e artistët e huaj, më së shumti kërkojnë detaje teknike që zëri i tyre të dëgjohet sa më mirë, të dëgjohet sa më fortë.
MBESA E INXHINIERIT BERATAS TË HARVARDIT QË SFIDOI OTRANTON ME NOT! Historia e Eva Buzos për këdo mund të ketë pikëpyetje: Përse një juriste me pasaportë australiane kërkon të sfidojë me not gjithkënd që ka dashur të kalojë përtej detit! Eva Buzo na i tregon pa dorashka të gjitha pikëpyetjet që ne kemi, por mbi të gjitha, thjeshtësia që tregon e ka vendin e origjinës aty në Berat, tek njerëzit e dashur dhe punëtorë, të qetë e buzëqeshur, njerëz të komunikimit dhe dashurisë për të tjerët. Eva Buzo është padyshim një beratase “e lindur”, pavarësisht se vendlindjen e ka në Australi.
ERDHI "STINA E ARTË"! Mund të ketë kaluar një dekadë që kur keni përfunduar studimet, por shta - tori do të mbajë gjithmonë “aromën” e një fillimi të ri… Është koha ideale për t’u ulur para garderobës dhe të bëni llogaritë me laps e letër me plotë kuptimin e fjalës. Megjithëse nuk jemi ende gati për një ndryshim të plotë sezonal, pasi moti do të “rebelohet” deri nga mesi i vjeshtës me ulje ngritjet e tij, por ne duhet të jemi gati për çdo surprizë. Mos harroni, investimet e fun - dit në outfitet e verës mund t’i ndërthurni me xhaketat klasike ose xhins. Nëse shiko - ni profilet e stilistëve më në zë, do të arrini në një përfundim: Pavarësisht stinës të gjithë i qen - drojnë besnikë ngjyrave të tyre “të zemrës”.