Hapësire reklamuese


Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e dyzetë e katërt nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:

Zonjat pas liderit: Në familjen time kam dëgjuar që e vogël një shprehje nga im atë, sa herë që shkoja të kërkoja leje për diçka. Më thonte: “Shko te ministria e brendshme”. Në fillim me këtë nënkuptoja mamin. Më vonë, mësova se ministrja e brendshme merrej me gjithë punët e rëndësishme të shtetit, dhe babi e kishte shpallur ministren e brendshme, atë të rëndësishmen e familjes. E rritur plotësisht e kuptova se “e brendshme” ishte një fjalë më e fuqishme. Kjo ndodhi pasi kisha marrë premtimin e tim eti për të shkuar në një PARTY deri në 23.00 të natës, por vendimi ishte kthyer.

Ekonomia që varet nga importet: Në vitin 2018 Shoqata e Eksportuesve të Shqipërisë ngriti alarmin për një rrezik të falimentimit të industrisë tekstile dhe prodhimit të këpucëve për shkak të mbiçmimit të lekut ndaj valutave kryesore në vend, euros dhe dollarit. E detyruar nga një rrezik se mbiçmimi i monedhës vendase mund të rrezikonte inflacionin, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në kursin e këmbimit për të blerë sasi euroje në treg duke ruajtur deri në fund të atij viti një kurs ku 1 lek këmbehej mesatarisht me 120 euro. Kjo masë nuk do të mjaftonte dhe vlera e euros do të pësonte një rënie të lirë vitet e mëpasshme. Një vit më parë goditja që mori industria e fasonëve me mbylljen e dhjetra fabrikave do të rrezikonte sektorë të tjerë prodhues të vendit, duke nisur nga bujqësia, për të shkuar te turizmi dhe industria e lëndëve të para.

Todi e Fatos Lubonja, 13 vitet e burgut pa asnjë takim:  Ai ishte vetëm 23 vjeç, babai i dy foshnjeve, më e madhja 1 vjeç e gjysmë, kur u akuzua e burgos politikisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Dy ditë pas tij, burgoset edhe i ati, atëherë 51 vjeç, po si kundërshtar i regjimit. Vetëm pas 13 vitesh at e bir, u takuan me njëri-tjetrin, por sërish në kampin-burg të Spaçit, ku vazhdonte të vuante dënimin i biri. Një histori, thuajse e paimagjinueshme në kohët ku jetojmë, por e zakonshme në ato vite, pasi fatin e tyre e kanë pasur me mijëra familje shqiptare.

Revolucionarët e ’67-ës: Fletë-rrufetë, injoranca, gjuha vulgare dhe diskretitimi publik përpara kolektivit u kthyen në mjete të zakonshme në vitin 1967, kur Shqipëria u përfshi në një prej fushatave më të egra ideologjike të regjimit komunist. Lufta kundër "zakoneve prapanike" u shndërrua në një betejë të gjithanshme, ku nga nxënësit e shkollave deri te drejtuesit e institucioneve, të gjithë u rreshtuan në lëvizjen ateiste për shembjen e kishave dhe xhamive.

Zoja e randë në azil, jeta e re e "yllit" që nuk është vetëm i Shkodrës: Një pasdite të qetë pranvere, teksa gjendem mes dosjeve të zverdhura dhe të pluhurosura në Arkivin e Teatrit “ Migjeni” në Shkodër, ndër duar marr një fotografi të vjetër. Në të është një vajzë e re, me sy plot jetë, një buzëqeshje të çiltër dhe e veshur me një kostum skene. Është Tinka Kurti. E kështu nisi udhëtimi im nëpër kujtime dhe historinë e saj, një rrëfim që unë, një vajzë e re, e cila është njohur me të madhen Tinkë nëpër filmat bardh e zi, po e thur duke ndjekur gjurmët e jetës së kësaj aktore të papërsëritshme, që të rrallta i ka shoqet dhe që nga “Zoja e randë” e teatrit ka përfunduar në shtëpinë të moshuarve, diku në periferi të Tiranës. Nga fëmijëria e thjeshtë në Shkodër, te skena që e ka dashur kaq shumë e deri tek vetmia e heshtur e netëve të pleqërisë.

Neritan Liçaj, artisti që refuzon të jetë një qytetar që hesht! I lindur mes dy pasionesh, artit dhe angazhimit për të mos u përkulur për gjërat që beson, për të mos heshtur për ato që mendon se janë gabim, të padrejta. Një rrugë që nuk është për këdo dhe nëpër të cilën jo kushdo mundet të kalojë. E ata që kalojnë në të, e dinë dhe çmimin, i cili nuk është një çmim që kushdo mundet ta paguajë. Neritan Liçaj beson se njeriu për të qenë qytetar i denjë, duhet të dijë të "qajë" kur i bëhet një padrejtësi, të reagojë, të bëj një shenjë se ai është aty dhe nuk mund të shkelësh kollaj mbi të.

Superiore, kampionati që s'pyet për fanelë! Kur filloi ky sezon i "Abissnet Superiore", askush nuk e kishte menduar se fundi i tij do të kishte kaq shumë nerv, kaq shumë dramë dhe mbi të gjitha, kaq shumë pabarazi mes emrit dhe rezultatit. Tani, kur kanë mbetur vetëm dy javë për të mbyllur fazën e rregullt, gjithçka është në lojë. Në fushën e stadiumeve shqiptare, asgjë nuk është e sigurt dhe kjo është ndoshta hera e parë që kampionati po ndjek një logjikë të çuditshme, duke vënë paralelisht meritën me traditën.

Artikujt e plotë mund t'i lexoni në numrin e 44-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese