Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni
Revista Newsbomb

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e dyzetë e tre nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:

Basti i Ramës me brezin e ri! Edi Rama e dinte shumë mirë se listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit ishin puna më e vështirë për të gjithë, por jo për të që ia dinte kimetin të gjithëve, xhaketave të vjetra dhe të rinjve të zellshëm gati për të marrë angazhime. Vendimet nuk ishin të lehta. Kush do të qëndronte? Kush do të largohej? Kush do të ishte fytyra e re e PS? Për vite me radhë, ka ndërtuar një ekip që e ka ndjekur besnikërisht. Herë pas herë futi në lojë edhe të rinj duke i dhënë shanse, që të paraqiten vetëm një herë në jetë. Por partia sipas konceptit “ramist” ka nevojë për frymë e energji të reja.

Listë hallesh për 11 maj, Quo Vadis PD?! Kur mesnata e 12 marsit afron, prozhektorët drejtohen tek selia blu për të parë se cilët emra janë në ato dosje që nisen drejt KQZ. Reagimet e para pas publikimit, folën për zhgënjim. Në zonat e sigurta janë “të vjetrit”, më të konsumuarit, në pjesën e hapur ku do luftohet për çdo votë e ku shumë pak do ja dalin, janë “të rinjtë”, më premtuesit e portretet më frymëzuese. Ku shkon PD me këtë përmbysje, dhe cilat janë llogaritë që ka bërë Sali Berisha. Një raport i detajuar nga revista Neësbomb.al

Mundësia e Erald Kaprit! Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fshat të Pogradecit si të përndjekur politikë dhe, prindërve ua kishin mohuar të drejtën e shkollimit. Dy djemtë e vegjël mezi i ngopnin me bukë edhe, kur zbritën në Pogradec, në kërkim të mundësive më të mira, shtëpinë e parë ua dha Bashkia, - si të pastrehë, - megjithatë përpjekjet e prindërve për të gjetur punë ishin të dëshpëruara. Djemtë mësonin shumë në shkollë, dhe Eraldi, më i madhi prej tyre, shpesh reagonte ndaj kësaj situate që për të ishte e padrejtë. Ai po rritej me njëlloj revolte kundrejt politikës.

Muzeu i luftës, nga lavdia te modernizimi! Pirro Vengu vlerëson ushtrinë shqiptare! Në periferi të Tiranës, mes gjelbërimit, prej dhjetorit të 2023 ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura. Që nga kohërat e ilirëve, në atë të Skënderbeut, e deri te luftërat botërore dhe vitet e regjimit komunist, ky muze sjell historinë e gjallë të evolucionit të ushtrisë shqiptare. Në këtë shkrim do të futeni brenda çdo pavijoni të këtij muzeu që për një vit ka tërhequr rreth 40 mijë vizitorë, e gjithashtu do të përballeni me armët e kohës, artileritë e rënda, uniformat e shekujve të kaluar e deri te dokumentat e rralla. Por, ky shkrim nuk do të ndalet vetëm te e kaluara. Në një intervistë ekskluzive për Neësbomb, një Gjeneral i shquar do të ndajë me ne sfidat dhe përvojat e tij si ushtarak, duke na treguar çfarë do të thotë të shërbesh me nder dhe të udhëheqësh me guxim. Dhe për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e situatën që FA ndodhen, kemi privilegjin që në këtë shkrim të kemi një intervistë me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili do të ndajë vizionin e tij për mbrojtjen e vendit.

Tre ditët e para mes demokracisë dhe tmerrit! Situata parazgjedhore e këtij viti, me kaq shumë ngarkesë lajmesh, arrestimesh, akuzash e kundërakuzash si asnjëherë më parë mes një reforme të drejtësisë, më teletransporton diku në marsin e vitit 1991, kur Shqipëria nis rrugën dretjt tranzicionit, me të parat zgjedhje pluraliste në vend, pas gati 50 vitesh. Në këtë shkrim dua të ndalem vetëm në tre ditë, ajo e fundit të marsit dhe 2 ditët e para të muajit prill, tre ditë ku shqiptarë sorollateshin, diku me revoltë, diku me shpresë, mes demokracisë dhe tmerrit për atë që mund të vinte.

Arabia Saudite, resortet luksoze që të lënë pa frymë! Kur përmendim Arabinë Saudite, gjithmonë kemi në mend Mekën dhe Medinën, si dy vende shumë të frekuentuara nga Shqiptarët. Nuk është sekret pasioni im për të udhëtuar në botë, e kam shkruar dhe rishkruar këtë pasion timin dhjetëra herë. Por, rikthimi në këtë vend pas plot 17 vitesh më la pa frymë. Do të përpiqem të hedh në këtë reportazh disa përjetime të miat nga udhëtimi i fundit në mars. Nga vendi që kisha parë dy dekada më parë me gra mbuluar me ferexhe, e karvanë si në kohën e qëmotit; këtë radhë, pashë një Arabi totalisht të transformuar: të gjithë flasin për Vizionin 2030, ku fokusi kryesor i vendit nuk është thjesht dhe vetëm nxjerrja e naftës dhe fitimet prej saj, por TURIZMI, inovacioni, argëtimi. Në një vend mbuluar me shkretëtira, markat më të rëndësishme të hotelerisë botërore po krijojnë oaze të jashtëzakonshme luksi, që sot, mendja e njeriut nuk i percepton dot aq thjeshtë, por që kur shkon aty, e sheh se po bëhen realitet.

Si e "vetë" vranë Vladimir Shehun, ku është letra e fundit?? Dëshiroj të tregoj historinë e hidhur të djalit më të mirë të Shehajve, Vladimirit. Ai u nda nga jeta më 18 maj 1982. Nuk iu gjend askush pranë. E varrosën punëtorët e Ndërmarrjes Komunale të Gramshit. Ladi u nda nga kjo botë pa i bërë kujt keq, por, ca të gjallë, me perversitetin e tyre, vazhduan ta përflasin dhe denigrojnë edhe pas ikjes së tij. Enver Hoxha ishte kryesori midis tyre. Pranë tij radhitej “shoqja e armëve”, Nexhmija dhe, natyrisht, Ramiz Alia. Ata që e njihnin Ladin, e respektonin. E dinin se Ladi adhuronte dy gjera: familjen dhe punën e tij. Pasi mbaroi Universitetin, ai punoi në Durrës

Leonard Bombaj, artisti që të mbush plotë mirësi! Një projekt jete, një rrëfim nga fëmijëria në fshatrat e Vlorës tek prindërimi në epokën AI, forca e një martese 25-vjeçare, pësimet dhe mësimet deri sot, tek një idealist i pjekur në moshën kur të gjithë e humbasin atë. Një udhëtim sa fantazi aq edhe realitet, në një bisedë me Leonard Bombaj, artisti i shumëanshëm, i cili e fton lexuesin e Neësbomb në një zbulim shumëdimensional.

Stina më frymëzuese! Pranvera me një lule s’vjen, ndaj dhe bota e modës është ngritur e gjitha “në këmbë” Pamjet më të mira nga Java e Modës në Londër, Milano dhe së fundmi në Paris për të na frymëzuar... Tendencat kryesore të koleksioneve pranverë/ verë 2025 nuk flasin për politikën, por për idenë e fuqisë së butë, të përdorimit të modës për të ndikuar, “mashtruar” dhe magjepsur... Pranvera 2025 premton të sjellë një ndërthurje të sofistikuar mes elegancës klasike dhe tendencave të reja që frymëzohen nga natyra dhe arti.

Artikujt e plotë mund t'i lexoni në numrin e 43-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese