Revista Newsbomb.al vjen me numrin e tridhjetekatër, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë. Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:
Big Albania: Ata tashmë janë heronjtë e këtij kombi. Janë shembulli për t’u ndjekur teksa na treguan se me punë të palodhur, përkushtim dhe dashuri për vendin, maja e suksesit është e prekshme. Ndaj të gjithë bashkë le të brohorasim fort: Ti Shqipëri MË JEP NDER! Ndiqni dhe shijoni panoramën e këtij udhëtimi të mrekullueshëm përmes analizës në revistën Neësbomb.al
Dorëzimi i blutë i vulës: Me 9 shtator të vititi 2021, pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, nisi gjithçka. Lulzim Basha doli dhe deklaroi se Sali Berisha nuk ishte më deputet I grupit parlamentar të PD. Kjo ishte dhe skizma zyrtare. Lideri historik e nisi pothuajse nga zeroja. Vetëm 4 deputetë ju gjenden atë ditë në krah. Nga takimi në takim, ai nisi ringritjen. Me 11 dhjetor të 2021 bëri kuvendin ku shpalli zyrtarisht rithemelimin si strukturë që do të kryente organizimin deri në rimarrjen e PD. U shpallën zgjedhjet dhe Berisha mori mandatin nga mbështetësit për kryetar. Pikërisht, këtë vendim, këtë kuvend të 11 dhjetorit, ku u shkarkua Lulzim Basha dhe forumet e tij, njohu Agron Zhukri me 25 mars të vitit 2022. Automatikisht dhe Berishën si drejtues, dhe PD-në e tij, si zyrtare. Vendim që u atakua nga grupimi i Bashës dhe u hodh poshtë në Apel. Më tej, ishte Gjykata e Lartë që në dhjetorin e vitit të kaluar, rrëzoi Apelin që njihte Bashën, dhe la detyra të qartë për trupën gjykuese që I riktheu Berishës vulën, emrin dhe logon. Detyra ishte që kjo cështje të gjykohej në themel, një herë e mirë, dhe të shqyrtohej nëse duhej legjitimuar grupimi I Bashës si palë. Pikërisht, këtë vendosi Apeli. Nuk njohu “Bashën”, duke lënë në fuqi verdiktin Zhukri. Me 11 qershor, mori fund një sagë pothuaj 3 vjeçare e një konflikti që nisi në parti, kulmoi në janar të 2022 me përplasjen e ashpër fizike në godinë dhe në oborr, dhe sosi në dyert e drejtësisë.
Si u përfshi FMN në një fushatë mediatike në mbrojtje të Bakës së Shqipërisë: FMN miratoi planin e veprimit të autoriteteve shqiptare të vitit 2015 për të reduktuar kreditë me probleme. Ky plan, mes të tjerash, i dha Bankës së Shqipërisë mandatin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të menaxhimit të kredive me probleme, duke pasur parasysh ndërlidhjen e tyre me sistemin bankar.
Gramshi, levandrat e zambakët që çelën qytetin: Më mirë të dish, apo më mirë të kesh? Këtë pyetje e bënim me shpoti kur ishim të vegjël e në rastin e Gramshit kjo është pyetja që duhet ti përgjigjesh me se s’bën. Aty ka qenë Gramshi, me gjithë këto bukuri që i pamë dhe i treguam. Aty kanë qenë edhe njerëzit, blegtorët dhe fermerët që gjithmonë kanë prodhuar ushqime bio. Të kesh pra duket se është gjë shumë e mirë; ama të dish ta tregosh, është arma kryesore për të pasur një sezon të jashtëzakonshëm.
Shqipja ulet këmbëkryq mes Elbasanllinjëve të Athinës: Pa përfunduar akoma jehona e takimit të Ramës në Athinë në 12 maj të këtij REPORTAZH viti, Gledian Llatja i Elbasanit vendos që festimet e 115 vjetorit të Normales së qytetit ti festojë pikërisht atje, vetëm 10 ditë më vonë atij aktiviteti. Po krijohen klasat e gjuhës shqipe për fëmijët elbasanllinj të Athinës plot 35 vite pas hyrjes së shqiptarëve të parë në shtetin fqinj. Duhet leje nga autoritetet greke padyshim, por organizatorët e shoqatës “Elbasani” nuk kanë kohë për të humbur. Ndaj nxitojnë që të shfrytëzojnë këtë atmosferë dhe diskutimet që pasuan nga fjalimi i kryeministrit. Nuk bëhet fjalë vetëm për mësimin e “A.B.C-së” së gjuhës shqipe, por bëhet fjalë për klasa me program të mirëfilltë mësimor dhe edukativ. Eshtë koha e “Kujtesës për Vazhdimësi”, ndaj Gledi është përpjekur që çdo detaj i këtij aktiviteti të jetë i kuruar deri në detaj. Madje, klasat janë gjetur. Mësuesit po ashtu. Nxënësit nuk mungojnë. Ajo që do të duhet me shumicë, janë librat. Ato për të cilat këta nxënës të lindur në Athinë, të mos ngrenë vetëm flamurin grek në shkollat e tyre; por të kenë një auditor ku të mësojnë, këndojnë e siç shkruan Dritëro Agolli tek Poçari i vet, të shajnë “shqip”...
Vodhën arin e shqiptarëve për të bërë dhëmbë floriri: 21 majin e vitit 1994 zhvillohej gjyqi i Ramiz Alisë. Jo vetëm i Ramiz Alisë, por edhe procese të tjera, që sot i njohin si gjyqet e nomenklaturës. Si u dënua Ramiz Alia për shpërdorim detyre, sa u dënua dhe si i shpëtoi burgut për një kohë të shkurtër. Vendimet që u zbardhën pas 3 dekadash.
Vëllezërit Toto, kryengritja e dështuar kundër Zogut: Shqipëria dukej e qetë në ditët e para të majit 1937. Reformat e para të Mbretit Zog kishin dhënë rezultat. Gratë kishin zbuluar fytyrën, ndërsa nënpunësit shtetërorë nuk mund të përdornin asnjë mbulesë tjetër veç kapeles. Vendi duhet të përgatitej për 25 vjetorin e festimeve të Pavarësisë dhe kishte filluar mbledhjen e dokumenteve të vjetra të kohës. Madje në fund të prillit, pa filluar trazirat, Shqipërinë e vizitoi ministri i jashtëm italian Galeazzo Ciano, vizita e tij e parë në Shqipëri, ndërkohë që dy vendet deri atëkohë kishin nënshkruar plot 12 marrëveshje me karakter ekonomik.
Një rrëfim për Petro Markon dhe ëndërrën e tij të humbur: Në fillim të viteve ’70, gazetari dhe shkrimtari Aleko Likaj, një kontribues i pashtershëm i të përditshmes «Koha Jonë» pas viteve 1994, punonte si mësues i letërsisë në qytetin e Cërrikut. E përderisa shkruante edhe vetë, rasti dhe detyra ia donte që herë pas here, të binte në kontakt me personalitete të larta të letërsisë shqiptare. Ai të gjitha këto takime i ka ruajtur si dorëshkrime në ditarin e tij, që nuk e ka gjetur ende dritën e botimit. Është zgjedhje e Alekos, se tani, nga Bordoja e largët, mund të ketë kohë dhe mundësi ti bëjë të gjitha. Në këtë rrëfim të vërtetë, shkruar në vet të parë, ai tregon historinë e tre shkrimtarëve : Petro Markos, Dhimitër Shyteriqit dhe Dritëro Agollit, në takimin e tyre me punëtorët e Cërrikut, biseda për librat, diskutimet dhe debatet me qytetatët e thjeshtë, ata shpirtra udhëhumbur që nuk e ndanin qartë të vërtetën nga gënjeshtra. Edhe pse dihej fare mirë se ato kohë, pra viteve ’70, jetën e të thjeshtëve nuk e ndriçonte dot dija pasi shpirtin e tyre e hante shpeshherë sëmundja e skamja, prapëseprapë përpiqeshin të ruanin staturën. Ishin njerëz të thjeshtë vërtet, por jo budallenj. Ishin sakaq shumë të lexuar.
Zamira Kita, aktorja që lufton shumë për pasionin e familjen: Skena e ka dashur qysh në fillimet e veta, por publiku - mund të themi - se ka qenë besniku më i madh përgjatë gjithë këtyre viteve. Zamira Kita vijon të mbetet një nga aktoret profesioniste me një karrierë aktive dhe ndër më jetëgjatat. Skena për të është pasion, lumturi dhe vendi ku ndan shumëçka. Por pa ekuilibrin që i përshfaqet nga ana tjetër si grua, nënë, bashkëshorte, ajo nuk do të ishte siç thotë sot një Zamirë e realizuar. Eshtë e vështirë ta mendosh, se pas brishtësisë që transmeton qëndron një grua e forte për të dëgjuar zemrën në çdo fazë të jetës së saj, në zhgënjim, dashuri, arritje, vuajtje. Për të, çdo gjë që vjen prej zemrës është zgjedhja që duhet bërë, sepse Zoti ta cakton rrugën në zemër në formën e ndjenjës.
Shënd e verë: Jemi zyrtarisht në stinën që si - nonim ka relaksin, argëtimin dhe humorin e mire. Temperaturat kanë kohë që janë të larta por ardhja e qershorit na bëri të hapim valiçen e rroba banjove dhe të vendosim kapelet magjike me kashtë. Nëse jeni fans e ngjyrave jeni në se - zonin tuaj por përsëri pasteli do të mbetet një alternativë e mirë që të “ëmbëlson” veshjen.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetekatër të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot (27 Qershor) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…