
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në disa qytete të vendit. Situata problematike raportohet në Durrës dhe në Vlorë.
Në Durrës, disa rrugë janë të mbushura me ujë, duke krijuar probleme për automjetet dhe këmbësorët. Aktualisht rrugët më të prekura janë, rrugët te “Stacioni i Trenit”, “Stadiumi” dhe dalja e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri tek Stacioni i Trenit.
Ndërsa në Vlorë, zona më problematike raportohet në rrugën Albano Romina, zona pranë Bibliotekës publike të Vlorës, zona e Skelës dhe pranë shkollës “Halim Xhelo”. Punonjësit e Bashkisë si dhe ata të Emergjencave Civile kanë zbarkuar nëpër rrugët e qytetit bregdetare me qëllim për të zhbllokuar rrugët dhe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
View this post on Instagram