Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reshjet e dëborës prezente në veri e juglindje, si paraqitet situata? Greqia ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda nga Kapshtica

Shkruar nga Newsbomb
Reshjet e dëborës prezente në veri e juglindje, si paraqitet
Reshjet e debores ne vendin tone

Moti është përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar situata shqetësuese në të gjithë vendin.

Prej mëngjesit të kësaj të diele Rruga e Arbrit vijon të jetë e bllokuar duke sjellë kështu probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në këto zona qarkullimi ka vazhduar në rrugën e vjetër që kalon nga Bulqiza dhe Miloti, por ka sjellë vonesa dhe vështirësi për udhëtarët.

Ndërkohë në Qafën e Ulzës është krijuar një bllokim prej orësh, të mbetur të bllokuar dhe persona të sëmurë duke krijuar situatën akoma më shqetësuese.

Sakaq borëpastrueset nga Peshkopia kanë hasur vështirësi në ndërhyrje, shkak trashësia e madhe e dëborës. Zona e Bulqizës është mbuluar me një trashësi prej 50 centimetra dhe ka bllokuar totalisht segmentet rrugore.

Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Po ashtu edhe rruga që të çon te Kisha e Laçit është gjithashtu e bllokuar për të njëjtën arsye.

Nga strukturat e Mbrojtes Civile të Bashkisë Kurbin, raportohet bllokim të aksit rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë ngelur të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë.

Vështirësi hasen edhe në pjesën jug-lindore të Shqipërisë, ku raportohet se aksi rrugor Përrenjas-Qafë Thanë është e pakalueshme. Raportohet dhe për mungesë të energjisë elektrike, shkak trashësia e dëborës 50 cm.

Për shkak të motit të keq Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare Korçë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda.

“Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre”, thuhet në njoftimin e palës greke.


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese