Pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë do të përballet kryesisht me mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme ku do të ketë alternime vranësirash si dhe reshje shiu e dëbore në zonat malore.
Kryesisht zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira si dhe nuk do të mungojnë as reshjet e shiut me itensitet të ulët, ndërsa zonat e thella malore do të preken nga reshjet e dëborës.
Përsa i përket pjesës së dytë të ditës, do të ketë kthjellime ndërsa temperaturat do të fillojnë nga 0°C deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet të dominojë vijën bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.