Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshje shiu dhe rrufe, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Reshje shiu dhe rrufe, shkëputet energjia nga linja e tensionit të
Qyteti i Pogradecit në errësirë

Edhe Pogradeci është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, me rufe dhe erë të fortë. Por përveç situatës së keqe nga reshjet e shiut dhe stuhia, Pogradeci është në errësirë totale pasi ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.

Shkak dyshohet të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike dhe rrufetë. Pogradeci dhe disa fshatra momentalisht janë pa energjin elektrike ndërkohë që nuk dihet kur do të kthehet furnizimi.

Gjithashtu pa energji elektrike ka mbetur edhe fshati Dushk në Lushjnë, pasi një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka thyer një shtyllë të tensionit të mesëm që furnizon me energji pompat e ujit që furnizojnë qytetin e Lushnjes.

Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë dhe pakujdesisë.

Reshje shiu dhe rrufe, shkëputet energjia nga linja e tensionit të
 
Reshje shiu dhe rrufe, shkëputet energjia nga linja e tensionit të
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese