Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat “ngrenë në këmbë” Pogradecin, kontrolle në dhjetëra banesa, rrethohet shtëpia e të shumëkërkuarit

Shkruar nga Newsbomb
RENEA, FNSH dhe Shqiponjat “ngrenë në këmbë”
Pamje nga operacioni i policise

Forca të shumta policie, RENEA, FNSH dhe Shqiponjat kanë “zbarkuar” mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Pogradecit.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, efektivë të shumtë kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të qytetit juglindor. Ky operacion është duke u zhvilluar me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, por edhe armëve të zjarrit si dhe personave të shpallur në kërkim.

Forcat RENEA mësohet të kenë rrethuar dhe kontrolluar edhe banesën e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Erjon Llapushi.

Deri më tani në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, shuma parash dhe lëndë narkotike.

Lidhur me këtë operacion priten më tepër detaje në orët në vijim!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese