Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rëndohet bilanci nga atentati ndaj Licit dhe Bushatit në Shkodër, ndërron jetë edhe bashkëshorti i Flutura Bashës

Shkruar nga Newsbomb
Rëndohet bilanci nga atentati ndaj Licit dhe Bushatit në Shkodër,
Bashkim dhe Flutura Basha, dy viktimat në atentatin ndaj Licit dhe Bushatit në Dobraç

Mëngjesin e sotëm, pas disa ditësh në intubim, fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe shtetasi Bashkim Basha i cili mbeti i plagosur në atentatin e 30 tetorit në Dobraç, Shkodër.

Mbrëmjen e atentatit viktimë mbeti Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe bashkëshortja e 67-vjeçarit Flutura Basha.

Lici dhe Flutura Basha ndërruan jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha 67-vjeçari i cili po drejtonte motomjetin që u gjend rastësisht në momentin e atentatit, u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Pas disa ditësh në luftë me jetën, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dobraç të Shkodrës. Kjo zonë njihet në kryeqendrën e veriut si një lagje nën kontrollin e fisit Bajri, me në krye Behar Bajrin, i cili prej muajsh ndodhet në qeli. Ai njihet për hasmërinë e hapur me fisin Lici, në krye të të cilit është Ibrahim Lici, deri disa muaj më parë me vendndodhje në Turqi.

"Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve." - njofton policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese