Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rekrutonte përmes reklamave vajza për prostitucion, arrestohet shtetasi turk në Tiranë! E pësojnë edhe 9 eskorta

Shkruar nga Newsbomb

Rekrutonte përmes reklamave vajza për prostitucion, arrestohet

Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet për “Shfrytëzimi i prostitucioni”.

37-vjeçari truk, Isa Yaman banues në Tiranë dyshohet se përmes reklamave në faqe të ndryshme në rrjetet sociale, rekrutonte shtetase të huaja, të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

Pasi i rekrutonte, shtetasi turk iu siguronte vajzave ambiente të marra me qira për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

”Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi turk I.Y, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese