Hapësire reklamuese

Aktualitet

Regjistroi një pronë me dokumente false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, tre të tjerë në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Regjistroi një pronë me dokumente false, arrestohet ish-kreu i
Foto ilustruese

Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Atij i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: 

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar "Roli".      

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.       

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: 

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese