Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

REGINA PALM, resorti i ri luksoz hap dyert për pushuesit! Pronari Vasil Bedinaj: Suksesi është i gjithë bashkëpunëtorëve (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
REGINA PALM, resorti i ri luksoz hap dyert për pushuesit! Pronari Vasil
Regina Palm

Mund të jetë e vërtetë që Publiciteti të përdoret si sinonim i lavdisë. Në rastin e rrjetit të hoteleve Regina në Vlorë kjo nuk duket të jetë e vërtetë sepse, ky brand tashmë në Shqipëri është i njohur tashmë për aftësitë që mbart dhe nuk është e vërtetë se këtë e bëjnë për virtualitet.

Ja pra, fundjavën e kaluar në qytetin e Vlorës, pasionanti Vasil Bedinaj mes miqsh, shokësh, dashamirësish, familjarësh, klientësh, njerëzish të botës së biznesit dhe jo vetëm, celebrity dhe media, inauguroi hotelin më të ri Regina Palm, që u shtohet rrjetit të tre hoteleve të tjera Regina në këtë qark.

Në një stil që nuk e dallon me simotrat e veta, por unik në qasjen për klientin, pushuesin, me një arkitekturë avangardë dhe paisje të brendshme po ashtu, një godinë që për nga rëndësia, nuk është se qëndron mbi të parat, por brenda saj sjell teknologjinë dhe eksperiencën e viteve të fundit, duke e kthyer në një kryeqendër model të hotelerisë dhe turizmit në qarkun e Vlorës.

Qëndron mbi të tjerat si një bizhu e veçantë dhe tek e cila, kushdo që e sheh i nënshtrohet me dëshirë. Regina Palm, është vlera e shtuar e turizmit vlonjat.

Por për të arritur deri aty janë vite punë. Është mundi dhe djersa e një familjeje, biznesi, dhe pse jo, përpëlitjeve kohë e pa kohë mes të mundurës dhe të pamundurës; mes dëshirës për sukses dhe pengesave të vetëdijshme e të pavetëdijshme që përshfaqeshin në rrugëtim derisa shiriti të ishte gati për tu prerë.

Gjatë inaugurimit, gjithçka ngjante me një spektakël që të ngjallte kërshërinë e gjatë të orientimit drejt të bukurës, që përshtateshin aq mirë me ambientin, terrenin, mikpritjen, kënaqësinë dhe komoditetin.

Të ftuarit u zhytën në kënaqësinë e argëtimit të një godine jo veç të bukur, por për disa orë me radhë u shkëputën nga realiteti për të hyrë në botën pasionante të turizmit.

E pra, Regina Palm, siç ka dhe emrin, qëndron mrekullisht mes oazit të bukur të Vlorës. Me dëshirën e madhe për të pritur sa më shumë turistë.

“Një strukturë e re, një oaz në zonën e Rradhimës me 5 yje. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata që kontribouan për këtë arritje. Veçanërisht falënderoj projektuesit e Lux Project Idlir Dervishi. Arkitekt Stefanos Koffas  për përkushtimin dhe punën e palodhur, si dhe Ark. Armando Mici  për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Pa harruar stafin drejtues të kompanisë, puna dhe përkushtimi i të cilëve kanë qenë thelbësorë për suksesin tonë në fushën e turizmit. Në fund, falënderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët, agjencitë turistike të rajonit dhe më gjerë, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e pranishëm. Pa ju, ky sukses nuk do të ishte i mundur. Me ju mbështetje, sfidat janë të mundura!” tha Vasil Bedinaj, presidenti i grupit të hotelerisë Regina.

E vendosur në zonën e Orikumit, vetëm pak hapa larg plazhit Baro, Regina Palm mundëson akomodim për klientët më të rinj, duke përfshirë edhe pishinën. 60 dhomat në dispozicion të hotelit e kthejnë atë në një oaz lumturie me gjithë komoditetin e nevojshëm dhe mundësinë për të qenë pranë lokacioneve më të dëshiruara, si për të shijuar jetën e natës në Vlorë, ashtu edhe për të parë bukurinë dhe për të shijuar freskinë e Llogarasë. Për të mos folur për plazhin që është vetëm disa hapa larg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese