Hapësire reklamuese


Aktualitet

Refuzuan të paguanin parkingun në Kalanë e Krujës, çifti i turistëve përplas me makinë rojen, arratisen nga vendngjarja (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Refuzuan të paguanin parkingun në Kalanë e Krujës,
Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Krujës ku një çift turistësh nga Turqia janë konfliktuar me rojen e përkingut pranë Kalasë duke e lënë të lënduar në kokë.

Policia sqaron se një çift turistësh, të cilët kishin parkuar makinën në afërsi të Kalasë së Krujës, kanë tentuar të largohen pa paguar, por roja i parkingut i ka pikasur dhe është përpjekur t'i ndalojë.

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen, shtetasin Bujar Dedja për disa dhjetra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë. Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma, ndërsa pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar nga vendngjarja.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.

Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese