Një ngjaje e paprecedentë ka ndodhur në Pogrdec. Bëhet me dije se 48-vjeçarja me iniciale T.D nuk ka pranuar të paguajë shtëpinë me qira që ka marrë dhe po ashtu nuk ka paguar as detyrimet përkatës.
"Komisariati i Policisë Pogradec, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk pranon të shlyejë detyrimet për një banesë që e ka marrë me qira me kontratë dhe as ta lirojë atë," njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Sondazh
Poll