
Ilirjan Celibashi
Ditën e sotme një rast i paprecedentë ndodhi në KZAZ-in e Kasharit mes kreut të kësaj qendre, Remzi Memedi dhe një vëzhgues i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi, ku ky i fundit e goditi me grushta dhe shkelma.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë masa të menjëhershme, përmes një shkrese ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar.
Sipas dokumentit të dërguar, Celibashi kërkon revokimin e akredimit të çdo vëzhguesi, dhe gjithashtu caktohet vetëm 1 komisionerë për çdo subjekt zgjedhor.

Shkresa e KQZ
Sondazh
Poll