Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rastet e meningit në Durrës, reagon Albana Koçiu: Mos ngelizhoni simpomat

Shkruar nga Newsbomb
Rastet e meningit në Durrës, reagon Albana Koçiu: Mos
Albana Kociu gjate vizites ne ISHP

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Albana Koçiu ditën e sotme ka bërë një reagim gjatë vitizës së saj në godinat e ISHP-së, për rastet e sëmundjes së meningit në Durrës.

Ajo është shprehur se nuk ka asnjë arsye për panikosje, teksa thotë se situata është nën kontroll. Koçiu u drejtohet qytetarëve mos të neglizhojnë rastet e meningit dhe se duhet të kryejnë vizita tek doktori i familjes.

Prandaj duhet vizita menjëherë tek mjeku i familjes për çdo shenjë dhe të mos neglizhohen simptomat”, theskoi ajo.

Ndër të tjera ministrja Koçiu ka thënë se po ndërtohen laboratorët e standardeve të larta, duke ruajtur të gjitha protokollet e duhura.

Reagimi i plotë:

Pandemia COVID na tregoi që është e domosdoshme të forcojmë akoma më shumë kapacitetet laboratorike të ISHP-së dhe jo pa qëllim, filluam ndërtimin e laboratorëve të rinj në një ambient komplet të ndërtuar nga e para. Është një godinë në fakt 4 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë e cila është e mundësuar falë investimit të buxhetit të shtetit me një vlerë afro 5 milionë euro, një godinë 3 cila do të sigurojë kushte bashkëkohore për të gjithë ekzaminimet laboratorike që do të zhvillohen këtu.

Laboratorët që po ndërtohen këtu janë sipas parametrave dhe standardeve të laboratorëve europianë duke ruajtur të gjitha protokollet me të cilat do të duhet që të zbatojnë laboratorë të tillë. Ky mund të jetë si një binjakëzim edhe me laboratorët e tjerë si motra europianë, për vlerësime dhe studime që mund të shërbejnë edhe në rajon. Këtu janë të vendosura edhe laboratorë të tjerë të rëndësishëm, të ujit, cilësisë së ajrit, të cilësisë së ushqimeve për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë e shëndetit të popullatës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese