Hapësire reklamuese

Aktualitet

Raportimi i Dumanit para Komisionit të Ligjeve, Kikia: Ligjvënësit duhet të sigurojnë mbrojtjen e përfaqësuesve të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Raportimi i Dumanit para Komisionit të Ligjeve, Kikia:
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Ditën e djeshme, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi para Komisionit të Ligjeve mbi ecurinë e ngjarjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një intervistë për Report, gazetari Mentor Kikia ka analizuar fjalën e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dumanit, ndërsa ndalet në disa pika kryesore dhe me rëndësi për përfaqësuesit e drejtësisë në vendin tonë.

Sipas Kikisë, kërkesa e Dumanit për të zgjatur mandatin e prokurorëve është shumë i drejtë dhe i nevojshëm, pasi rezultati i punës së prokurorëve nuk matet me sa shpejt e dërgon dosjen në gjykatë, por sa të thelluar dhe shterues e ka bërë hetimin.

Nuk është thjesht çështja e zgjatjes së mandatit, sot të gjithë drejtojmë sytë nga SPAK për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dumani tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve, ne akuzojmë pse nuk shpejtohen hetimet. Në fund rezultati i punës së prokurorëve nuk matet sa shpejt e çon sosjen në gjykatë, por se sa të thelluar dhe shterues e ka bërë hetimin”,- tha gazetari Mentor Kikia.

Gjithashtu, gazetari Kikia tha se kreu i SPAK, Altin Dumani kërkoi garanci për prokurorët, pasi ato përballen me personat më të ashpër të shoqërisë, dhe siguria për prokurorin që ndjek këto çështje që mbartin me vete rrisqe të larta janë në nivelet më të ulëta, ndërsa shton se ligjvënësit shqiptarë duhet të bëjnë gjithçka për të garantuar mbrojtjen e tyre, duke shmangur në këtë mënyrë dekurajimin e prokurorëve për t’u përballur me shkelësit e ligjit.

Kërkoi garanci për prokurorët. Ata përballen sot me pjesën më të egër të shoqërisë, me njerëzit më agresivë, me trafikantë, kriminelë, njerëz të korruptuar. Pyetja që unë shtroj është se çfarë do ndodhë që me një prokuror që ka shkatërruar dhe ka çuar njerëz shumë të rrezikshëm.

Nesër kur t’i mbarojë mandati dhe të dalë në rrugë, pa asnjë mjet mbrojtës, pa masë sigurie, pa alternativë punësimi, çfarë mund të ndodhë me të? A mund të bie pre e hakmarrjes? Unë them se po. Nëse ne nuk i japim garanci, sot ky prokuror mund të demotivohet, mund të mos ketë atë kurajë që ka për t’u përballur me ata njerëz. Ligjvënësit duhet të bëjnë gjithçka për t’u garantuar mbrojtjen”,- tha Kikia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese