Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Raporti i KLSH: Kosmonte Foods duhet të asgjësonte 52 TON produkte, por nuk ka asnjë dokument! A u rifutën në treg ushqimet e skaduara???

Shkruar nga Newsbomb
Raporti i KLSH: Kosmonte Foods duhet të asgjësonte 52 TON produkte,
Kosmonte Foods dhe pronari Lulzim Begaj

Një raport auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një skandal të madh me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Bëhet fjalë për kompaninë "Kosmonte Foods", e cila është gjetur në shkelje të tregtimit të produkteve ushqimore.

Newsbomb.al ka siguruar raportin për kompaninë me vendndodhje Fshati Domje, Rruga Frashnjet, ku evidentohet qartë procedura për inspektimin dhe asgjësimin e një sasi të madhe të produkteve ushqimore, me peshë totale më shumë se 52 ton.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe trupa inspektuese e kërkuar për procedurën e asgjësimit të produkteve është paraqitur pranë ambienteve të kompanisë "Kosmonte Foods" dhe siç sqarohet në raport, është kryer shkatërrimi fizik i produkteve, si dhe spërkatje me detergjent.

"Sasia e asgjësuar 52.18 ton me vlerë 16,835,993 lekë, u dërgua në landfillin e Sharrës", thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur nga trupa inspektuese e AKU-së.

Mirëpo, kjo praktikë është shqyrtuar nga trupa e KLSH-së dhe ka rezultuar se sasia e asgjësuar e deklaruar nga inspektorët në procesverbalin e inspektimit nuk përputhet me sasinë e deklaruar të asgjësuar nga kompania "Kosmonte Foods", raporton newsbomb.al.

Raporti i KLSH: Kosmonte Foods duhet të asgjësonte 52 TON produkte,
Raporti i KLSH per kompanine Kosmonte Foods

Kompania në fjalë ka deklaruar se ka asgjësuar 2.5 ton produkte ushqimore ose 2,529.13 kg, kurse inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë deklaruar se sasia e produkteve ushqimore të asgjësuara në landfillin e Sharrës është 52.18 ton ose 52,180 kg.

Skandali merr edhe përmasa më të mëdha, aq sa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur dyshime se procedura e asgjësimit të mbetjeve është kryer vërtet. Më poshtë, po pasqyrojmë të plotë konstatimet e trupës së KLSH për auditin në kompaninë "Kosmonte Foods".

"Në praktikën e mësipërme nuk administrohet procesverbali i asgjësimit, i cili nënshkruhet nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e asgjësimit (Inspektorët e tatimeve, Inspektorët e DRAKU dhe Inspektorët e ISHMPUT), dokumenti i transferimit të mbetjeve, në të cilin përcaktohen qartë detyrat për gjeneruesin e mbetjeve, transportuesin, pranuesin (pra personi përgjegjës në landfillin e Sharrës)", thuhet në raport.

Raporti i KLSH: Kosmonte Foods duhet të asgjësonte 52 TON produkte,
Raporti i KLSH per kompanine Kosmonte Foods

Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se  nga shqyrtimi i raportit të inspektorëve të AKU-së, nuk është gjetur kontrata e shërbimit ndërmjet "Kosmonte foods" (gjeneruesi i mbetjeve) dhe subjektit, i cili do të kryente procedurën e shkatërrimit dhe transportimit të produkteve në landfillin e Sharrës.

"Nuk dokumentohet fletë-dalja e produkteve nga magazina subjektit e firmosur nga magazinieri i saj, si dhe ndryshimi i llogarisë së inventarit në pasqyrën financiare të aktiveve; Nuk dokumentohet me foto ngarkimi i produkteve në mjetet e mësipërme dhe dërgimi i tyre në landfillin e Sharrës", vijon raporti i siguruar nga newsbomb.al.

Për sa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar mbajtjen përgjegjës të inspektorëve të AKU-së, shtetasve G.H dhe z.D.D, duke dalë në përfundimin e qartë se:

"Për sa më sipër nuk vërtetohet procedura e asgjësimit."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese