Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Raporti ekonomik i Bankës Botërore, Richard Record kritika për arsimin e lartë: Ka disbalance mes fushave të studimit.

Shkruar nga Newsbomb
Raporti ekonomik i Bankës Botërore, Richard Record kritika për
Foto nga takimi

Ditën e sotme është prezantuar në Tiranë raporti i vjeshtës ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA) të vjeshtës 2024 “Arsim më i mirë për rritje më të fortë ekonomike” dhe Strategjia e Arsimit të Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Gjatë këtij takimi ka mbajtur fjalën edhe Richard Record, menaxheri në detyrë i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Ai ka shprehur kritika për arsimin e lartë duke thënë se studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur në mënyrë drastike, por që ekziston një disbalance mes fushave të studimit.

“Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë. Ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur në mënyrë drastike, ekziston një disbalance mes fushave të studimit.

Për shembull, më pak se 15 për qind e të diplomuarve janë nga programet STEM (shkence, teknologji, inxhinieri, matematike), krahasuar me norma që janë dyfish më të larta në ekonomitë e avancuara të Evropës. Për të siguruar që arsimi i lartë të kontribuojë në mënyrë efektive në rritjen ekonomike, duhet të përqendrohemi në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së arsimit.

Në veçanti, arsimimi ne degët shkence, teknologji, inxhinieri, matematike (STEM) në arsimin e lartë është jetësor për zhvillimin e një force pune të kualifikuar, nxitjen e inovacionit dhe adresimin e sfidave globale. Duke integruar këto aftësitë, duke promovuar të mësuarin ndërdisiplinor dhe duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nën përfaqësuara, arsimi STEM mund të kontribuojë ndjeshëm në përparimin ekonomik dhe shoqëror”, tha ai ndër të tjera.

Fjala e plotë:

E nderuar zonja Zëvendësministre e arsimit, Zonja dhe Zotërinj,

Është kënaqësi të flas sot në këtë aktivitet për prezantimin e Raportit ekonomik te Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, i cili nënvizon rolin thelbësor të arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin e inovacionit në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Banka Botërore është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt një të ardhmeje më të begatë përmes arsimit cilësor. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në një fazë zhvillimi ku jo vetëm që duhet të mundësojnë importimin dhe përhapjen e teknologjive të reja, ekspertizës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, por gjithashtu duhet të jenë në gjendje të krijojnë teknologji dhe procese të reja.

Me fjalë të tjera, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kalojnë në një model rritjeje të bazuar në inovacion për të siguruar rritje më të fortë të produktivitetit, punësimit dhe pagave. Për këtë, ato kanë nevojë për një forcë pune shumë të kualifikuar dhe sisteme arsimore cilësore – veçanërisht sisteme të arsimit të lartë cilësor.

Pavarësisht përparimeve të fundit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ende prapa vendeve të BE-së në rezultatet e kapitalit njerëzor. Në rajon, natyra e kërkesës në tregun e punës është e tillë që arsimi bazë nuk është më i mjaftueshëm për të siguruar punësim produktiv.

Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë. Ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur në mënyrë drastike, ekziston një disbalance mes fushave të studimit.

Për shembull, më pak se 15 për qind e të diplomuarve janë nga programet STEM (shkence, teknologji, inxhinieri, matematike), krahasuar me norma që janë dyfish më të larta në ekonomitë e avancuara të Evropës. Për të siguruar që arsimi i lartë të kontribuojë në mënyrë efektive në rritjen ekonomike, duhet të përqendrohemi në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së arsimit.

Në veçanti, arsimimi ne degët shkence, teknologji, inxhinieri, matematike (STEM) në arsimin e lartë është jetësor për zhvillimin e një force pune të kualifikuar, nxitjen e inovacionit dhe adresimin e sfidave globale. Duke integruar këto aftësitë, duke promovuar të mësuarin ndërdisiplinor dhe duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nën përfaqësuara, arsimi STEM mund të kontribuojë ndjeshëm në përparimin ekonomik dhe shoqëror.

Pavarësisht përparimeve të rëndësishme, cilësia e arsimit në Shqipëri mbetet ende nën kërkesat e tregut. Anketat me bizneset tregojnë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një pengesë e rëndësishme për bizneset. Prandaj, është thelbësore të harmonizohen rezultatet arsimore me nevojat e tregut të punës, duke siguruar që të diplomuarit të zotërojnë aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit.

Duke mësuar nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera, mund të adoptojmë praktikat më të mira për të mbushur këtë hendek. Folësit dhe panelistët që janë këtu sot do të hedhin dritë mbi hapat specifikë që vendi mund të ndërmarrë për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e arsimit të lartë për rritjen ekonomike.

Qoftë përmes partneriteteve me industrinë, kërkimit dhe inovacionit, përdorimit më të mirë të diasporës, shfrytëzimit më efektiv të teknologjisë apo të mësuarit gjatë gjithë jetës, këto strategji mund të hapin rrugën për një të ardhme më të mire. Për ta përfunduar, dëshiroj të theksoj se Banka Botërore vazhdon te mbetet një partner i ngushte i Ministrisë së Arsimit. Pres me kënaqësi shkëmbimin e ideve në këtë takim të sotëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese