Hapësire reklamuese


Aktualitet

"Range Rover" në Lushnjë përplaset me barrierat dhe merr flakë, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
"Range Rover" në Lushnjë përplaset me barrierat dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese