
Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimimin e bërë nga Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialit të Rrahman Rraja, duke e lënë atë në qeli. Ky shtetas ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por rekursi nuk është pranuar nga trupa e GJKKO.
Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila vendosi për mosndryshim mase, duke lënë në qeli Rrajën.
Ky shtetas rezultonte në kërkim prej kohësh, i akuzuar nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit. Arrestimi i tij u bë i mundur në prill të 2023.
30 vjeçari në momentin e arrestimit shoqërohej me një tjetër person të kërkuar, i cili u prangos gjithashtu. Ai kishte dhe një armë në brez, të cilën pavarësisht se e ka mohuar, rezulton se ishte e tija. Ai ka tentuar të korruptojë efektivët që e ndaluan, duke ju thënë “Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki.”
Masa e “Arrestit me burg” është lëshuar në datën 17 janar 2023 dh ai u arrestua më 19 prill 2023. RENEA dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa, duke përfshirë edhe vilën 3-katëshe në fshatin Zezë. Por gjatë bastisjes së kësaj, gjetën deputetin Rrahman Rraja dhe familjen e tij. Ai u pohoi se nipi jetonte prej vitesh në Tiranë.
Në media është deklaruar se ky shtetas ishte largua nga Shqipëria, drejt Dubait, por në njoftim Policia e Shtetit u shpreh se Ramazan Rraja nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit. “30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin Durrës – Lezhë – Tiranë!"