Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama reagon për Kryepeshkopin e ri Joan Pelushi: Ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Rama reagon për Kryepeshkopin e ri Joan Pelushi: Ndër më të
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e Krypeshkopit të ri, Joan Pelushi.

Në rrjetin social “Facebook”, ai ka shprehur urimet e tij, ndërsa shkruan se Kryepeshkopi i ri është një ndër zgjedhjet më të mira, që do të jetë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Imzot Joan Pelushi është zgjedhur kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri. Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi.

Reagimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese