Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi, ku ka ndërruar jetë këmbësori Vladimir Muhja rreth 50 vjeç. Ai ka qenë duke lëvizur në këmbë në anë të autostradës, ku ka rënë në kontakt me korrentin. Dyshohet se ka rënë në kontakt të korrentit për shkak se përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
Sondazh
Poll