
Një turist i huaj me origjinë nga Gjermania është aksidentuar pasditen e sotme në Theth. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duka kaluar në këmbë nga Thethi për në Lëpushë, por ka rrëshqitur duke rënë në greminë.
Si pasojë e këtij aksidenti, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa mësohet se ai ndodhet momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Në kohën e aksidentit, turisti ka qenë i shoqëruar nga 3 miq të tij, të cilët kanë njoftuar edhe autoritetet për rrëzimin e shokut të tyre.
Të parët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë qenë një grup banorësh nga Thethi, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit.
Gjithashtu, policia dhe shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e aksidentit, ku i plagosuri është transportuar më pas me helikopter drejt Tiranës.