Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetari shkon i tmerruar në Policinë e Shkodrës, maskat i presin rrugën dhe i nxjerrin armën

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari shkon i tmerruar në Policinë e Shkodrës, maskat i presin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës ku një shtetas është kërcënuar me armë zjarri.

Ka qenë vetë 32-vjeçari me ininciale A.B, i cili është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Komisariatit Shkodër, ku dhe ka denoncuar se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomjet, e kanë kërcënuar duke i drejtuar një armë zjarri.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në pedonalen e qytetit. Policia njofton se menjëherë pas këtij denoncimi kanë nisur hetimet dhe nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas.

Për arsye hetimore nuk janë bërë me dije më tepër detaje për mediat, ndërkohë në vijim pritet një njoftim më i plotë dhe më i qartë sa i përket kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.   

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese