Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarët marshojnë për Martin Canin, “skuqet” Ministria e Arsimit

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët marshojnë për Martin Canin, “skuqet”
Pamje nga protesta perpara Ministrise se Arsimit

Ka nisur marshimi nga shkolla “Fan Noli” për tek Ministria e Arsimit, një tubim që mbahet në shenjë solidariteti pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Kjo nuk është protesta e parë që po zhvillohet në emër të Martinit, ndërsa pjesëmarrës në këtë tubim të cilët ajnë prindër, shoqëria civile e qytetarë të vendit kanë deklaruar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për 14-vjeçarin e vrarë pas një sherri banal mes të miturish.

Teksa tashmë po zhvillohet protesta e 3-të, kërkesat e paraqitura nga shoqëria civile vazhdojnë të mbeten të njëjta, ku më kryesorja është dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu teksa është theksuar si dështim total funskioni i organeve kompetente në lidhje me sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve në shkolla.

KËRKESAT:

-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB

-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës

-Rritja dhe plotësimi 100%  i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës

-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat

-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit

-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç

-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat

-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë

-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

Qytetarët marshojnë për Martin Canin, “skuqet”
Martin Cani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese