Vëllai i të ndjerit, Branko Shkoza ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar para një jave në zonën e Spitallës në Durrës.
Ai ka hedhur poshtë akuzat se konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacuar gruas, pasi sipas tij i vëllai nuk ngacmonte askënd, ndryshe nga Habibi. Ai habiti jo pak kur tha se autori ka qeshur në varrimin e vëllait, maadje gjithë familjarët e tij kanë qenë në dijeni të krimit.
Vëllai Branko Shkozës e ka përshkruar Majlind Habibin si një njeri problematik dhe se kohë më parë kishte goditur me sëpatë edhe gruan e vet.
“I ka thënë nuses time dhe nuses së vetë: ‘A do vini të pini kafe?’, ato i kanë thënë jo. Ai iku të merrte cigare dhe u ul vetëm të pinte kafe. Pas asaj kam ndaluar aty me një shokë te makina ime. Në 7:20 pashë vëllanë ishte te kafja. Ishte me katër veta në tavolinë.
Hera e fundit që e kam parë ka qenë në 7:20 te lokali, ndërsa ky lloj robi ka dëshmuar se vëllai im ka dalë nga lokali në 5:20. Të nesërmen në mëngjes më tha mami që s’kishte ardhur vëllai. Ai nuk kishte ngacmuar asnjëherë asnjeri, nuk e ka as emrin në polici që të thuash se ishte problematik. Sa dal unë filloj të pyes komshinjtë, se me atë rrinin bashkë, shokë të ngushtë. Vëllai i autorit di gjithçka, nëna e vet dhe nusja gjithashtu dinë gjithçka.
Më pas dal unë, iki pyes. Të gjithë janë në dijeni dhe më thonë që s’e dinë. Unë dua që të hapen të gjitha kamerat. Vëllai im nuk ka qenë problematik, s’ka ngacmuar nusen e asnjërit. Të pyesim të gjithë lagjen, nëse vëllai im ka ngacmuar ndonjë, ose e ka emrin në polici të ketë shkuar vetëm për verifikim… Të gjithë e dinë ngjarjen si familje.
Vëllanë e kam kërkuar tre ditë. Dyshimet i kisha te ky person. Ai është problematik. I ka gjuajtur nuses së vetë me sëpatë, ka qenë në polici.
Unë dua që shteti të marrë masa për këtë lloji robi, për nënën e vetë, për nusen. I kam pyetur, s’më kanë ardhur dhe për bukën e vëllait, për të tretat s’më kanë ardhur. Më erdhën vetëm në varrim. Ai qeshte kur më erdhi në varrim, se i thashë që do e hante dhe ai, sepse pinin bashkë. Nga kjo mendoja se kishte rënë, se thashë tapë.
Më kanë ardhur të gjithë si fis këta, e dinin të gjithë ngjarjen. Në momentin kur është arrestuar ai, këta më janë larguar të gjithë. Janë larguar nga shtëpia që ditën e parë që është arrestuar”, tha ndër të tjera vëllai i viktimës.
Branko Shkoza është raportuar në policia nga familjarët e tij si i zhdukur pasi kishin humbur kontaktet me 33 vjeçarin pas herës së fundit që ai ishte larguar nga banesa. Trupi i pajetë i Brankos është gjetur disa ditë më pas në kanalin e ujërave të zeza dhe fillimisht është raportuar si rënie aksidentale.
Nga hetimet e thelluara, policia ka konstatuar se Branko ishte shtyrë nga një tjetër person dhe kishte rënë në kanal. Kanë qen banorët e zonës të cilët kanë konfirmuar fillimisht prezencën e Majlind Habibit në urë së bashku me Branko Shkozën të cilët kanë qenë duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.
Majlid Habibi i cili gjithashtu ka dhënë deklaratën e tij përpara uniformave blu, ka rrëfyer se ai u konfliktua me Brankon pasi ky i fundit i kishte ngacmuar gruan. Ai tha se në gjaknxehtësi e sipër e kishte shtyrë por nuk kishte menduar se ai do të vdiste.