Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlluan me breshëri plumbash ndaj njëri-tjetrit në Kallmet, Prokuroria e Lezhës kërkon 40 vite burg për Besnik Simonin dhe Altin Markun

Shkruar nga Newsbomb
Qëlluan me breshëri plumbash ndaj njëri-tjetrit në Kallmet,
Besnik Simoni dhe Altin Marku

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë që ka ndodhur në prill të 2022 në Kallmet. Të përfshirë në këtë ngjarje ishte ish kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku, për të cilët Prokuoria kërkon 40 vjet burg në total. Sherri nisi në fushatën e vitit 2021, ku Marku tentoi të prishte një takim të PS që e organizonte Simoni.

Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa ndaj Besnik Simonit kërkohet dënimi me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja ne kapërcim te kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve rezulton se Altin Marku ka qëlluar 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e qëlluar më pas 19 herë.

Nga të shtënat të dy mbetën plagosur, edhe pse Besnik Simoni mohoi ngjarjen. Në fillim policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, por më vonë u gjet i plagosur Altin Marku, duke u zbardhur kësisoj edhe dinamika e ngjarjes.

Pretenca e Prokurorisë

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale "Vrasja me paramendim", parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njezete e dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale "Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme", parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg të sigurisë së zakonshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese