
Foto ilustruese
Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi ka qëlluar veten me armë gjahu. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës me iniciale L.V., në fshatin Dukas të Patosit.
Sipas policisë, 64-vjeçari e pasur me leje armën e gjahut, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Sondazh
Poll