Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi për vdekje 81-vjeçarin në Tiranë, vihet në pranga autori (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi për vdekje 81-vjeçarin në Tiranë, vihet
Viktima Isuf Hasa/ vendi i ngjarjes

Policia ka arrestuar shtetasin Isuf Hasa, i dyshuar si autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin “Shëngjin i Vogël”.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se i moshuari ishte qëlluar me sende të forta në pjesën e pasme të kokës, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një akt kriminal.

Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se motivet e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht, ndërsa policia po vijon hetimet për të kuptuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.

Në një intervistë për Euronews Albania, djali i viktimës deklaroi se familja e tij nuk kishte konflikte me askënd. Ai tha se babai i tij u gjet i shtrirë në hyrje të banesës, i gjakosur, dhe fillimisht ata dyshuan për një aksident. Gjithashtu, ai vuri në dukje se në banesë nuk ishte grabitur asgjë, përveç kuletës personale të viktimës, e cila mungonte.

Nuk kemi pasur gjë brenda për ta vjedhur. Gjërat personale që kishte me vete, kuleta nuk është gjetur. Nuk kam asnjë dyshim pasi nuk kemi pasur konflikte të dyshoj tek dikush. Kjo është zonë e qetë, s’ka ndodhur kurrë gjë,” tha djali i 81-vjeçarit.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, ndërsa autoritetet përpiqen të hedhin dritë mbi motivet dhe autorësinë e plotë të krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese