Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlloi me thikë një person, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq dosjen ndaj Altin Lamçes

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me thikë një person, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe
Foto ilustruese

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Altin Lamçen, i cili akuzohet se ka qëlluar me thikë një person duke i shkaktuar dëme të rrezikshme.

Lamçe 50 vjeç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”. Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi Lamçe, më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobëta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin Klavio Lika duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur 50-vjeçarin dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

Njoftimi i Policisë:

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq shtetasin A.L., për ‘Vrasje me dashje, mbetur në tentativë’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.652, viti 2024, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.L.

Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi A.L., më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.

Nga hetimi rezultoi se i pandehuri A.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, kryer në dëm të viktimës K.L

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin A.L dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarje, me qëllim vënien para përgjegjësisë së personave që kryejnë krime kundër shëndetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese