Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me pistoletë drejt banesës së gruas, shpallet në kërkim i riu në Kukës, arrestohet babai i tij

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me pistoletë drejt banesës së gruas, shpallet në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të këtë ndodhur në Kukës. Sipas policisë një 28 vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të banesës së gruas së tij dhe familjarëve të saj duke terrorizuar dhe frikësuar të pranishmit.

Policia ka shpallur në kërkim 28 vjeçarin, ndërsa është vënë në pranga i ati i tij, për fshehje të ngjarjes. Babai i të shpallurit në kërkim ka marrë gëzhojën e pistoletës me të cilin kishte qëlluar djali i tij dhe e ka fshehur.

Gjithashtu, gjatë kërkimit në banesë e 28 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pistoleta me të cilën ai ka qëlluar, 1 armë gjahu, 1 kallëp tritoli, fishekë dhe përforcues grushti.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bicaj, ndërsa i riu që akuzohet se qëlloi me armë është nga fshati Shtiqën, pak kilometra larg nga qyteti i Kukësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion  dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese