Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me çifte djalin e xhaxhait, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Bulqizë: Kushëriri e ngatërroi me një kafshë të egër

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me çifte djalin e xhaxhait, zbardhen detaje të reja nga
Viktima Vasil Kamberi

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Vasil Kamberi. Policia njoftoi se Kamberi u vra me çifte nga kushëriri i tij 34-vjeçari, Flamur Kamberi.

Mësohet se të dy kushërinjtë kishin dalë në mal për gjueti, por përfundoi në një tragjedi. Burime pranë ngjarjes tregojnë se vrasja ka qenë aksidentale pasi të dy ndodheshin në pozicione të ndryshe dhe autori, Falmur Kamberi mund ta ketë ngatërruar me një kafshë të egër.

Vasil dhe Flamur Kamberi dilnin shpesh për gjuheti në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Sa kush është e vërteta e ngjarjes tragjike zbardhet në orët në vijim pas dëshmisë së autorit të vrasjes i cili u arrestua pak minuta pasi u shënua ngjarja tragjike.

Qëlloi me çifte djalin e xhaxhait, zbardhen detaje të reja nga

“Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi Policia më herët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese