Vullnet Daci, një shtetas shqiptar me precedente të shumta penale ka rënë në prangat e policisë spanjolle në aeroportin e Manisës në Valencis.
Sipas asaj që mediat vendase raportojnë, 37-vjeçari i cili njihet nga të gjithë me nofkën “Ledi” është arrestuar pasi kërkohej nga shteti italian.
Vullnet Daci është një person i cili është mjaft i njohur për drejtësinë italiane. Ai ka rënë në praga në vitin 2018 në kuadër operacionit “Shefi” ku u godit një grup kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë emri i tij doli sërrish në skenë në vitin 2020, sërish i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Në korrik të 2023 Daci ra sërish në prangat e policisë italiane pasi kishte qëlluar disa herë me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano, pas një mosmarrëveshje që ai kishte pasur.
Megjithatë, nga viti 2023 ai ndodhej në masën “arrest shtëpie” dhe sipas mediave italiane ishte larguar nga banesa e tij në Modugno verën e vitit të kaluar.
Daci pas kthimit në Itali do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.