Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me armë pas sherrit dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! I riu me precedent të mëparshëm penal

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë pas sherrit dhe u largua nga vendi i ngjarjes,
arma e sekuestruar

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qëlloi me armë zjarri, në ajër. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me një person tjetër, ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në banesën e 27-vjeçarit, F. H., policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

Ndërkohë, mësohet e i riu është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. 

Njoftimi i policisë:

Kamëz/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Moment”.
Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në ajër, pas një konflikti të çastit me një shtetas, arrestohet 27-vjeçari.
27-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Policia gjeti në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestroi armë e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese