Efektivët e Vlorës kanë arrestuar një 34-vjeçar i cili lëvizt me armë zjarri me vete.
Shtetasi F. P., 34 vjeç u arrestua në flagrancë nga policia në lagjen “Uji i Ftohtë” pasi gjatë një kontrolli fizik dhe në automjetin e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak pa leje.
Këto arrestime janë si vijim i operacionit policor “Sundimi i Ligjit” i cili synon ndalimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje.
Policia:
Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, zhvilloi operacionin e koduar "Strike 10".
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në qytetin e Vlorës, u finalizua operacioni dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje. Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.