Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri.
Efektivët e “Shqiponjave” në një kontroll të rastësishëm në rrugën Xhanfise Keko, zbuluan se 24-vjeçari kishte fshehur një armë zjarri në një çantë shpine, si dhe municione luftarake.
Policia njofton se gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete, ku janë zbuluar jo pak raste si më sipër. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të befasishme nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.
Gjatë kontrolleve, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet.
Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç.
Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMË” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.