Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qan gjithë ditën dhe është i shkatërruar, shqiptari që vrau me çekiç gruan shpreh pendesë: Mendova se do ikte

Shkruar nga Newsbomb
Qan gjithë ditën dhe është i shkatërruar, shqiptari
Viktima Alba dhe autori vrasjes Kastriot Cenko

Ditë më parë Greqia u trondit nga një ngjarje e rëndë ku shqiptari Kastriot Cenko vrau bashkëshorten e tij, Alba Cenkon dhe trupin e saj të pajetë e mbajti për 7 ditë në papafingon e banesës së tyre.

Sipas mediave të huaja mësohet se 39-vjeçari i cili prej 5 dhjetorit ndodhet i arrestuar, është në gjendje të rëndë psikologjike, qan gjithë ditën dhe kërkon të dijë se çfarë bëjnë dhe ku janë fëmijët e tij.

I penduar për krimin makabër që ka kryer, Kastriot Cenko pritet që ditën e martë të dalë para hetuesve dhe të ripërsëritë deklaratën e tij se ishte një krim pasioni, se adhuronte gruan e tij dhe se doli jashtë kontrollit kur ajo i tha se do e linte, duke marrë një nga dy djemtë e tyre me të.

Ai ka deklaruar se është i shkatërruar dhe dëshiron që të mund ta kthejë kohën pas. Në të njëjtën kohë, dy fëmijët e çiftit, babai i të cilëve u përpoq t’i mashtronte duke i thënë se nëna e tyre po udhëtonte jashtë vendit, janë të sigurt në shtëpinë e një të afërmi.

Me ndihmën e psikologëve, gjithashtu dhe në prezencën e të afërme, ata zbuluan të gjithë të vërtetën se i ati i vrau nënën e tyre.

32-vjeçarja Alba Cenko u vra një javë më parë nga bashkëshorti, Kastriot Cenko në ambientet e shtëpisë.

39-vjeçari, po nga qyteti i Fierit, e ka goditur me çekiç në kokë gruan duke bërë që ajo të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas, Kastriot Cenko e ka mbytur me fishën e karrikuesit, e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur në papafingo.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy fëmijët e mitur të çiftit 9 dhe 12 vjeç po flinin në dhomën e tyre. Të nesërmen në mëngjes kur ata u zgjuan kërkuan nënën e tyre, mirëpo Kastrioti u tha se Alba kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Më datën 5 dhjetor, dy fëmijët u kthyen në shtëpinë e tyre dhe aty babai 39 vjeçar vendosi të thërriste policinë dhe të rrëfente krimin. Thirrja u bë pak pas orës 18.00 të pasdites me orën greke dhe kur efektivët kanë mbërritur, kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga papafingo.

Gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të Kastriotit, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në tualet për të folur. 39-vjeçari e kishte parë telefonin, u zemërua dhe vendosi të vriste gruan e tij, Alba Cenkon.

“Më verboi xhelozia dhe e vrava”, ka deklaruar Kastriot Cenko para oficerëve, duke pranuar krimin makabër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed