Hapësire reklamuese


Aktualitet

Punëtori ra nga lartësia për shkak të punimeve në aeroportin e Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit

Shkruar nga Newsbomb
Punëtori ra nga lartësia për shkak të punimeve në
Aeroporti i Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një person ka humbur jetën gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërsa është arrestuar në flagrancë administratori i kompanisë së ndërtimit. Sipas njoftimit të bluve, 45-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, pas hetimeve të kryera, ka nisur procedim penal për një 41-vjeçar, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani. Të dy këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës.

Kujtojmë se 38-vjeçari me iniciale D. H., ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit, duke humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit, si dhe nisën procedimin penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani. Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese