Hapësire reklamuese


Aktualitet

Puna fantastike në klinikën “KEIT”, media italiane artikull për doktor Skerdi Faria

Shkruar nga Newsbomb
Puna fantastike në klinikën “KEIT”, media italiane
Doktor Skerdi Faria

Doktor Skerdi Faria ka tërhequr vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë, teksa mediat italiane shkruajnë për punën e tij fantastike në klinikën “KEIT”. Puna e palodhur e tij është vlerësuar dhe përtej Shqipërisë.

Konkretisht, “today.it” i ka dedikuar një artikull doktorit shqiptar duke evidentuar faktin se gjithnjë e më shumë italianë po zbarkojnë në vendin tonë.

“Gjithnjë e më shumë italianë po zbarkojnë në Shqipëri. Arsyet për këtë përmbysje të trendit janë se në Italia, klinikat që merren me kirurgji estetike janë padyshim të paarritshme për buxhetet e shumë njerëzve. Nuk është rastësi, në fakt, që shumë italianë, për operacionet më të larmishme kirurgjikale që lidhen me estetikën e trupit, madje edhe ato më të shtrenjta dhe komplekse, kanë filluar të mërgojnë drejt Lindjes. Drejt Tiranës, në klinikën KEIT”, shkruhej ndër të tjera në median italiane.

Prestigj i madh për doktor Skerdi Faria, që tanimë po bëhet faktor i “vizitës” së shumë turistëve në Shqipëri, falë punës dhe klinikës së tij që prej shumë vitesh është lider në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese