Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën time?” gazetarja: Erdgys Arrazi i bënte “bllok” gruas në telefon kur dilte me adoleshenten

Shkruar nga Newsbomb
“Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën
Erdgys Arrazi dhe Alma me fëmijët

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar në Shkodër, ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Ajo është shprehur se Alma Arrazi dh Erdgys Arrazi prej rreth një muaji nuk kishin afrimitet. Madje Erdgysi kishte fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me të dhe kur dilte me të dashurën 17-vjeçare, i bllokonte thirrjet që mos e shqetësonte.

E teksa ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit, ai i ka kërkuar llogari kunatës, e cila ka qenë edhe personi i fundit që është takuar me Almën dhe fëmijët, se përse nuk i ka treguar që bashkëshortja e kishte parë me të dashurën.

“Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”, i ka thënë ai kunatës, raporton Hoxha për  “Breaking” në Top News.

Ka qenë kunata e Almës, e cila në dëshminë e saj ka thënë se Alma i kishte rrëfyer se atë ditë kishte parë burrin me të dashurën në makinë.

Gazetarja ka treguar edhe për të dashurën e Erdgysit. Ajo është shprehur se adoleshentja nuk është marrë ende në pyetje për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Madje ajo është dërguar në një qendër për gratë, ku po merr edhe ndihmën e duhur.  Pritet që sapo gjendja e saj të përmirësohet të merret në pyetje.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.

Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për grate”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese